Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Çiklistët europianë dhe vendas nisin sot turet drejt Shqipërisë, ja rrugët që do të bllokohen

Shkruar nga NEWSPORT
Çiklistët europianë dhe vendas nisin sot turet drejt
Foto Ilustruese

Ditën e sotme nis edicioni i 82-të i Turit Çiklisitik të Shqipërisë, e cila është një maratonë pesë ditore nga sportistë nga e gjithë Europa dhe që do të zgjasë deri më datë 30 maj.

Një prej garave më të vjetra në botë, Rrethi Çiklistik i Shqipërisë do të përbëhet nga 15 skuadra dhe 96 sportistë, të cilët sot nisen nga Tirana në 11:30, me një përshkim të rrugës 151 kilometra, duke shkuar drejt Rrëshenit dhe përmbyllet në qytetin e bukur të Shkodrës.

Ndërkohë,  Policia e Shtetit ka njoftuar një plan masash për mbarëvajtjen e turit të 82-të ëiklistik të Shqipërisë, i cili zhvillohet në 5 etapa, në disa qytete të vendit. Do të ketë kufizime lëvizjeje në Tiranë, Elbasan, Vlorë dhe Fier, në zbatim të itinerarit të përcaktuar për këtë tur.

ETAPA E PARË/Datë 26.05.2025

Rruga “Zogu i Parë”, Tiranë - Rruga e Durrësit, nga 11:30 deri në orën 12:30

Autostrada “Durrës- Tiranë” deri në Kashar, nga ora 11:30 deri në orën 12:20

Autostrada “Kashar – Thumanë”, nga ora 12:00 deri në orën 12:45

Thumanë – Milot, nga ora 12:30 deri në orën 13.10

Rruga Milot – Rrëshen, nga ora 12:50 deri në orën 13:45

Rruga Rrëshen – Milot, nga ora 13:30, dëri në orën 14:15

Rruga Milot –Lezhë, nga ora 14:00 deri në orën 14:30

Rruga Lezhë – Shkodër, nga ora 14:45 deri në orën 15:30

Nga sheshi “Balshaj” në rugën “Zogu i Parë deri në Parrucë, Shkodër, nga ora 15:10 deri në orën 15:45.

ETAPA E DYTË/Datë 27.05.2025

Rruga “Zogu i Parë” deri në dalje të Shkodrës, nga ora 11:40 deri në orën 12:15

Rruga Shkodër – Balldre, nga ora 12:00 deri në orën 12:45

Rruga Balldre – Thumanë, nga ora 12:15 deri në 13:30

Rruga Thumanë – Maminas, nga ora 13:00 deri në orën 14:15

Autostrada Maminas – Durrës, nga ora 14:00 deri në orën 15:00

Autostrada Durrës – Rrogozhinë, nga ora 14:30 deri në orën 15:30

Rruga Rrogozhinë – Elbasan, nga ora 15:00 deri në orën 16:00

Bradashesh - unaza e qytetit Elbasan, nga ora 15:30 deri në orën 16:00.

ETAPA E TRETË/Datë 28.05.2025

Rruga nga kalaja e Elbasanit – Rruga e luleve – Bradashesh, nga ora 11:30 deri në orën 12:10

Rruga e Baradasheshit - ura e Cërrikut, nga ora 11:45 deri në orën 12.30

Ura e Cërrikut - kthesa e Belshit, nga ora 12:00 deri në orën 12:30

Kthesa e Belshit – Kuëovë, nga ora 12:15 deri në orën 13:30

Rruga Kuëovë – Poshnje, nga ora 13:10 deri në orën 13:30

Rruga Poshnje – Saver, nga ora 13:15 deri në orën 14:30

Rruga Saver-Fier (mbikalimi te VIVA), nga ora 14:10 deri në orën 14:40

Unaza e Fierit deri në Levan, nga ora 14:15 deri në orën 15:20

Autostrada Levan – Vlorë, nga ora 15:00 deri në orën 15:50

Pusi i Mezinit, rruga e re, deri te sahati, nga ora 15:35 deri në orën 16.00.

ETAPA E KATËRT/ Datë 29.05.2025

Bulevardi kryesor - Pusi Mezinit, nga ora 11:40 deri në orën 12:20

Pusi i Mezinit – Peshkepi, nga ora 12:00 deri në orën 12:30

Rruga Peshkepi – Kuë, nga ora 12:00 deri në orën 13:45

Rruga Kuë – Qeparo, nga ora 13:30 deri në orën 14:10

Rruga Qeparo - Himarë, nga ora 13:40 deri në orën 14:25

Rruga Himarë-Dhërmi, nga ora 14:00 deri në orën 15:10

Rruga Dhërmi – Orikum, nga ora 14:45 deri në orën 15:30

Rruga Orikum – Vlorë, nga ora 15:10 deri në orën 16:00.

ETAPA E PESTË/Datë 30.05.2025

Bulevardi kryesor - pusi i Mezinit, nga ora 09:30 deri në orën 10:20

Autostrada Vlorë - Fier- unaza e Fierit, nga ora 10:00 deri në orën 11:15

Rruga Fier – Saver, nga ora 10:5 deri në orën 12:00

Saver - dalja në Levan, nga ora 11:45 deri në orën 13:00

Rruga Levan  - qendër Fier, nga ora 12:40 deri në orën 13:15.

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga