Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Ylli irlandez i sportit përdori karikuesin e iPhone për t'u shtirur sikur kishte kancer, mashtroi mijëra njerëz për para

Shkruar nga NEWSPORT
Ylli irlandez i sportit përdori karikuesin e iPhone për t'u
DJ Carey dhe foto me "tub" ne hunde

Me një “tub” në hundë dhe i shtrirë në një “shtrat spitali”, kjo është fotografia e një prej yjeve irlandez të sportit duke pretenduar se është prekur nga kanceri. Vetëm se këtu ka një problem, ai nuk është vërtet me kancer dhe e gjitha është një mashtrim.

Bëhet fjalë për Denis Joseph Carey apo siç e njohin DJ Carey, i konsideruar si një nga hedhësit më të mëdhenj të të gjitha kohërave në sportin e “hurlingut” në Iralandë. Hurling është një sport irlandez me shkopinj që luhet në një fushë me ritëm të shpejtë.

Ai është deklaruar fajtor për pretendimin se është shtirur sikur ka kancer për të mashtruar njerëzit që t'i jepnin para. DJ Carey madje mashtroi dhe miliarderin irlandez Denis O'Brien që t'i jepte para për të financuar trajtimin e kancerit.

Carey, 54 vjeç, u deklarua fajtor për 10 akuza që lidhen me mashtrimin e njerëzve për t'u marrë para ndërsa pretendonte se kishte kancer në Gjykatën e Qarkut në Gjykatat Penale të  Dublinit të mërkurën. Sportisti fitoi pesë tituj All-Ireland dhe nëntë çmime All-Star në hurling.

DJ Carey me atë që duket si një kabllo iPhone në hundë
Hurling është një lojë në fushë me shkop dhe top me origjinë të lashtë irlandeze gaelike që luhet nga burra dhe gra. Carey është përshkruar si “ylli i parë” i sportit dhe një “legjendë e hurlingut”.

Megjithatë, u tha se ai i kishte mashtruar viktimat e tij që të dhuronin para midis viteve 2014 dhe 2022, pasi kishte thënë se i duheshin për të financuar trajtimin e kancerit. Qëkur u deklarua fajtor, në media është rishfaqur një imazh i Careyt me “tuba” në hundë dhe i shtrirë në një “shtrat spitali”.

Imazhi, që mendohet se u është dërguar viktimave të tij, në të vërtetë tregon një kabllo iPhone të ngjitur në fytyrën e tij.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga