
Ditën e djeshme, ka përfunduar edicioni i Rally Albania që është mbajtur në Shqipëri në qytetet e Shkodrës, Korçës, Vlorës dhe Tiranës. Rally Albania është një lloj gare me mjete motorike off-road.
Në garën e motorëve off-road vendin e parë e zuri Thomas Marini, vendin e dytë Ludovico Brezzi ndërsa i treti Christian Pastori. Shqiptari që mori pjesë në garën e motorëve ishte Redi Rripaj.
I pari në garën e motorëve katër gomësh u rendit Andrea Arrighi, i dyti Matis Petri ndërsa i treti Jean-Claude Requier.
Në garën e makinave off-road tre vendet e para i zunë shqiptarët. Kryesuesit e listët janë Lavrejan Nurka dhe Mario Nikolli, në vendin e dytë Dorjan Nurka dhe Besi Kullolli, ndërsa të tretët Johan Muçllari dhe Johan Kodra.
Ndërsa në modelin e makinave SSV, vendin e parë në garë e zunë Simon Piedboeuf dhe Marc Borget, vendin e dytë Nicolas Hoogsteyns dhe Johan Wiertz ndërsa i treti Geoffroy Noel De Burlin.