Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Vllaznia “peshkon” në Mal të Zi, një fantazist për Qatip Osmanin

Shkruar nga NEWSPORT

Vllaznia është një nga skuadrat aktive në merkaton e janarit. Shkodranët po punojnë me shumë kujdes për të transferuar në Shkodër elementë cilësorë që do të përforconin organikën e tyre.

Vasko Kalezic pritet të jetë i piketuari i radhës për drejtuesit e kuqebluve. Një mesfushor me tipare sulmuese për Qatip Osmanin që tashmë shikon t’i shtohen alternativat për formacionin. Një fantazist që mund të përshtatet në disa role në repartin e avancuar.

Aktualisht është pa një skuadër, teksa ka mbyllur aventurën e tij me Ruda Plievlja. Drejtuesit dhe përfaqësuesit e lojtarit kanë nisur bisedimet dhe tashmë 29-vjeçari duket shumë afër kalimit në Shkodër. Në të kaluarën Lakezic ka luajtur në Norvegji, Moldavi, Qipro, Serbi, Bosnje dhe Zvicër.

[caption id="attachment_719576" align="alignnone" width="2560"]Vasko Kalezic Vasko Kalezic(c)FLASHPRESS/ALLENSPACH[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga