Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VLLAZNIA peng i Bashkisë, zyrtari shkodran i kujton Voltana Ademit Elbasanin: Vetëm kështu veprohet!

Shkruar nga NEWSPORT

Privatizimi i klubit të futbollit Vllaznia, është një çështje që zvarritet prej vitesh. Edhe pse investitorë të shumtë kanë kërkuar të marrin aksionet e shkodranëve, Bashkia e qytetit me në krye Voltana Ademin s'e ka dhënë "dritën jeshile".

Për këtë çështje ka shkruar Blendi Dibra, sekretar i skuadrës së basketbollit të kuqebluve. Në profesion avokat, ai i tregon me fakte kryebashkiakes Ademi se shitja e aksioneve është e drejtë legjitime e saj. Ashtu siç ndodhi me Elbasanin para 3 vitesh, ku Bashkia shiti 54 përqind të aksioneve, të njëjtën gjë mund të bëjë edhe kryebashkiakja Voltana Ademi për të interesuarit që duan të investojnë në ekipin shkodran. 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Dibra shkruan:

"Dy fjale per ceshtjen e Privatizimin te Klubit te Futbollit Vllaznia per te SQARUAR te gjithe opinionin sportiv dhe me gjere: bazuar ne DOKUMENTA: MInistria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtise dhe Sipermarrjes nepermjet letres nr.9138/1 prot date 10.01.2017 sqaron qartesisht se procesin e privatizimit te Klubit te Futbollit Vllaznia e drejton vetem Bashkia Shkoder e cila ushtron te drejtat e pronarit. Per me teper dhe praktikisht Keshilli Bashkiak Elbasan jo me vone se tre vite mepare me vendimin nr.18 date 13.02.2017 ka miratuar shitjen e 54% te aksioneve te Bashkise Elbasan. Me shkresen 381/1 prot date 28.02.2017 Prefekti Qarkut Elbasan e ka konfirmuar kete vendim si te LIGJSHEM dhe me daten 01 Mars 2017, Kryetari i Bashkise Elbasan ka nenshkruar KONTRATEN me subjektin privat per blerjen e 54% te aksioneve te Bashkise Elbasan. Pra ne me pak se dy muaj kur ekziston VULLNETI i KESHILLIT BASHKIAK dhe KRYETARES SE BASHKISE ekzistojne te gjitha mundesite per te realizuar PRIVATIZIMIN e KLUBIT FUTBOLLIT VLLAZNIA! Te gjitha format e tjera te cilat shmangin kete proces thjesht jane "oksigjen" per te mbajtur ne kembe nje shoqeri e cila nuk garanton permbushjen e asnje objektivi!"

Postimi i Blendi Dibrës
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga