Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Vllaznia nuk ndalet në merkato, firmos një 17-vjeçar

Shkruar nga NEWSPORT
Vllaznia nuk ndalet në merkato, firmos një 17-vjeçar

Vllaznia në basketboll nuk ka ndërmend të ndalet. Shkodranët janë treguar mjaft aktiv në merkato duk afruar lojtarë nga jashtë, por edhe brenda vendit. Ditën e sotme klubi me anë të një postimi në faqen zyrtare ka bërë të ditur edhe afrimin më të fundit.

Bëhet fjalë për Elian Memçaj, 17-vjeçar që është edhe pjesë e kombëtareve të moshave. Memçaj është nga Shkodra dhe këtë sezon do të jetë pjesë e skuadrës së qytetit të tij dhe shihet si një përforcim me vlera edhe për të ardhmen.

Postimi i Vllanzisë:

Elian Memçaj, 17-vjeçari shkodran, pjesë e ekipit kombëtar i cili sezonin e shkuar ishte pjesë e ekipit të parë të Kamzës si dhe U-18 duke u shpallur kampion kombëtar me këto të fundit, ka pranuar ofertën e Klubit të Basketbollit Vllaznia për tu veshur kuqeblu në sezonin 2019 - 2020.

Talenti shkodran pritet të jetë një përforcim i rëndësishëm jo vetëm për ekipin e parë, por edhe për ekipin U-18 të Akademisë se Basketbollit të Vllaznisë.

Klubi i Basketbollit Vllaznia është i vendosur që të përkrah në mënyrë të vazhdueshme zhvillimin e talenteve në sportin e basketbollit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga