Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Shqipëria hap dyret për “Giro d’Italia 2025”! Gara e çiklizmit fillon në Durrës dhe përfundon në bregdetin e Vlorës (ITINERARI)

Shkruar nga NEWSPORT
Shqipëria hap dyret për “Giro d’Italia 2025”! Gara e
Giro d’Italia

Edicioni i 108-të i “Giro d’Italia 2025” një garë tre-javore çiklizmi me etapa, do të nisë në Shqipëri më datë 9 maj dhe do të përfundojë më 1 qershor në Romë.

Tre etapat e para do të mbahen në Shqipëri, fillimisht në qytetin bregdetar të Durrësit, xhiro që pritet të nisë rreth orës 13:00 nga Porti i Durrësit për të përfunduar më pas rreth orës 17:03 në Sheshin “Nënë Tereza”.

Etapa e dytë do të startojë në Sheshin “Skëndërbej” rreth orës 13:30 dhe pritet të përfundojë tek Sheshi “Nënë Tereza”, rreth orës 17:15.

Ndërkohë xhiroja e fundit në Shqipëri do të mbahet më 11 maj në Lungomare të Vlorës në mesditë dhe përfundimi parashikohet rreth orës 17:26 në rrugën “Sadik Zotaj”.

“Më datën 9 Maj nis në Shqipëri “Giro d'Italia 2025”, ku do të zhvillohen tre etapat e para.

Prezantimi i ekipeve pjesëmarrës në aktivitet do të bëhet në datën 7 Maj ora 20:30 në Sheshin “Skënderbej”. 

Etapa 1: 9 Maj / Durrës – Tiranë.

Xhiroja nis rreth orës 13:10 nga Porti i Durrësit. Përfundimi i garës parashikohet të jetë rreth orës 17:03 në Sheshin “Nënë Tereza”.

Etapa 2: 10 Maj / Tiranë – Tiranë.

Gara nisë që nga Sheshi “Skënderbej” rreth orës 13:30 dhe pritet të përfundojë tek Sheshi “Nënë Tereza”, rreth orës 17:15.

Etapa 3: 11 Maj / Vlorë – Vlorë.

Xhiro do të nisë rreth orës 13:15, nga Lungomare. Përfundimi i garës parashikohet të jetë rreth orës 17:26 në Rrugën “Sadik Zotaj”, thuhet në njoftim.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga