Izmir Smajlaj - Luiza Gega
Sot u mbajt Asambleja e Federatës Shqiptare të Atletikës. Izmir Smajlaj është zgjehur president i Atletikës i cili ishte kandidati i vetëm në garë.
Kjo pasi Taulant Stërmasi u tërhoq nga kjo garë dhe në këtë mënyrë ish-kampioni i Europë merr postin e ri. Siç dihej kjo Asamble ishte programuar të zhvillohej javë më parë, por u shty për shkak se duhet të verifikoheshin pjesëmarrësit.
Ndërkohë Luiza Gega e cila ishte kandidate për anëtare, nuk ka marrë votat e mjaftueshme. Rrjedhimisht nuk ka mundur të fitojë këtë pozicion në Federatën Shqiptare të Atletikës.
Poll