Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

VIDEO/ “Po ndodhin pisllëqe”, Luiza Gega me reagim të FORTË pas zgjedhjeve për president të FSHA: Izmiri dhe shokët e tij nuk duan afër ata që i kanë dhënë atletikës

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ “Po ndodhin pisllëqe”, Luiza Gega me reagim të
Luiza Gega

Ditën e sotme në në fund është zhvilluar edhe Asambleja e Zakonshme e Federatës Shqiptare të Atletikës. Nga zgjedhjet është vendosur që Izmir Smajlaj të jetë presidenti i Federatës, i cili faktikisht ishte i vetmi në këtë garë.

Kjo pasi Taulant Stërmasi, i cili ishte edhe presidenti aktual i Atletikës u tërhoq. Ndërkohë Luiza Gega e cila kandidonte për anëtare kryesie nuk ka marrë dot votat e mjaftueshme dhe në këtë mënyrë nuk ka mundur të zgjidhet në këtë Asamble.

Por ka bërë një reagim të fortë në rrjetet sociale, e cila ishte kundër që Izmir Smajlaj të ishte presidenti, pasi sipas saj zgjedhjet janë manipuluar dhe se kandidatët duan fitoren në tavolinë. Ndër të tjera ajo shkruan se ka punuar dhe është përpjekur shumë këto muajt e fundit që diçka e tillë të mos ndodhte, por në fund asgjë nuk ndryshoi.

Njerëzit që janë zgjedhur në krye të kësaj Federate nuk e duan aspak këtë sport, por kanë parësor interesat e tyre personal dhe nuk duan afër tyre njerëz që i kanë dhënë këtij sporti.

“Sot u mbajt Asambleja e Federatës Shqiptare të Atletikës, ku kandidati i vetëm për President ishte Izmir Smajlaj, pasi trajneri im u tërhoq. Ai nuk e ndjente më veten pjesë të gjithë pisllëqeve që po ndodhin, dhe këtë qëndrim e respektoj pa masë.

Unë, pak kohë më parë, u përpoqa me të gjitha forcat që kjo situatë të mos shkonte drejt këtij drejtimi. E bëra sepse e dua atletikën me gjithë zemër. Ky sport është jeta ime — i kam dhënë gjithçka, çdo ditë, për shumë vite me radhë. Por mesa duket, sot, forca e të paaftëve dhe intrigave është më e madhe se zëri i atyre që punojnë ndershëm.

Gjithsesi, vendosa të kandidoj për anëtare të Kryesisë. Edhe pse pati përpjekje të hapura për të penguar klubet të më propozonin, një shoqatë vendosi të mos dorëzohej dhe më propozoi si kandidate. E dija mirë që nuk do të isha pjesë e Kryesisë — sepse ishte punuar fort që të mos ndodhte. Dhe për të qenë e sinqertë: nuk doja të isha pjesë e një drejtimi me njerëz që jo vetëm nuk e duan këtë sport, por për vite të tëra i kanë bërë dëm.

Nuk kandidova për interesa personale. Doja të isha aty për të qenë zëri i një sporti që shpesh është përdorur për qëllime të gabuara. Shpesh është thënë se unë “sulmoj” Izmirin — por sot është e qartë se ai dhe të ngjashmit me të nuk i duan afër njerëzit që kanë dhënë realisht për atletikën.

Unë nuk mund ta mbështes dhe nuk do të bëhem kurrë pjesë e një komuniteti që i bën keq asaj që unë kam kontribuar me zemër, me përkushtim dhe me sakrificë për kaq shumë vite.

Jam e sigurt që e ardhmja do të jetë ndryshe. E vërteta nuk fshihet përgjithmonë, dhe sporti ka nevojë për njerëz të pastër dhe të përkushtuar.

Me respekt,

Luiza Gega”, ka shkruar atletja shqiptare.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Luiza Gega (@luizagega)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga