
Autobuzi i skuadrës korçarëve të vajzave
Një lajm tronditës është bërë i ditur së fundmi. Ekipi i Skëndërbeut i vajzave në volejboll ka pësuar një aksident përpara sfidës së sotme.
Autobusi i skuadrës korçarëve të vajzave ka pësuar një aksident në Qafë-Thanë. Thuhet se pasojë është bërë terreni i lagësht dhe moti i vërenjtur. Autobusi është përplasur dhe ka përfunduar buzë kanalit.
Disa prej vajzave kanë pësuar dëmtime dhe trauma, të cilat janë transportuar drejt spitalit më të afërt. Sfida mes Tiranës dhe Skënderbeut e programuar të luhej sot, është shtyrë në një afat të pacaktuar.
Poll