Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

U quajt tradhëtar i atdheut nga Mamiashvilli, flet Valiev: Kam respektuar të gjithë kuadrin e një transferimi ndërkombëtar

Shkruar nga NEWSPORT
U quajt tradhëtar i atdheut nga Mamiashvilli, flet Valiev: Kam respektuar
Chermen Valiev dhe Mikhail Mamiashvilli

Ditën e djeshme Chermen Valiev nderoi Shqipërinë, duke fituar medalje ari në Kampionatin Europian të mundjes që po mbahet në Sllovaki. Një frazë aspak e hijshme është dëgjuar nga Mikhail Mamiashvilli, zv.presidenti i Federatës Botërore të Mundjes.

Ky i fundit shfaqi një sjellje aspak të mirë kundrejt Valiev duke etiketuar atë tradhëtar të atdheut. Për këtë frazë ka zgjedhur të flasë mundësi që përfaqëson ngjyrat kuqezi në një intervistë për “Match TV”.

"Mikhail Mamiashvili më quajti tradhtar të atdheut. Isha i hutuar… Unë iu afrova atij, por organizatorët më morën. Kur u transferova për të garuar për një vend tjetër, respektova të gjithë kuadrin e një transferimi ndërkombëtar, gjithçka ishte firmosur zyrtarisht.

Kam paguar një tarifë prej 5 mijë eurosh për federatën ndërkombëtare dhe 5 mijë euro për Federatën Ruse të Mundjes”, deklaron Chermen Valiev.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga