
Gara ndërkombëtare e “Giro d’Italia 2025” do të nisi nga qyteti i Durrësit më datë 9 maj, e për këtë arsye Policia e Shtetit nxjerrë masat që do të merren për të garantuar sigurinë për zhvillimin sa më të rregullt për aktivitetin.
Policia ka njoftuar kufizime të përkohshme në parkime dhe lëvizje në disa akse rrugore të qytetit, gjithashtu dhe ndalimin e këmbësorëve në zona të caktuara gjatë orareve të përcaktuara nga autoritetet.
Ndërkohë, edhe në portin e Durrësit ndalohen hyrjet e daljet me orar të caktuar, nga 11:00 deri në 15:00.
Njoftimi ku do të ndalohen segmentet rrugore:
Ndalim parkimi:
Datë 08.05.2025, ora 08:00 – 09.05.2025, ora 15:00
Segmentet e rrugëve:
Rruga “Mars 91” (nga rr. Ligurnika deri te rr. e Kishës Ortodokse)
Rruga “Taulantia” (nga ish-hotel “Vollga” deri te hotel “Arvi”)
Rruga “Anastas Durrsaku” (nga ish-hotel “Vollga” deri te gjimnazi “Gjergj Kastrioti”)
Rruga e Kalasë (nga “Mulliri i Vjetër” deri te rruga “Sotir Noka”)
Parkimi publik i shëtitores “Taulantia” (mbrapa restorant “Piazza”)
Rruga e Re e Portit
Rruga “Aleksandër Goga”(nga Prefektura deri te Muzeu Dëshmorëve)
Rruga “Dëshmorëve” (nga Muzeu deri te Stacioni i Trenit)
Rruga “Adria”(nga Stacioni i Trenit deri te Ura e Dajlanit)
Rruga “Pavarsia”(deri në Plepa)
Ndalim qarkullimi dhe parkimi:
Datë 09.05.2025, ora 11:00 – 14:00
Rruga “Mars 91”
Rruga “Egnatia” (nga rr. e Kishës Ortodokse deri te “Taulantia” – hotel “Arvi”)
Segmenti: Torra Veneciane – Bulevardi Epidamn – Sheshi “Liria” – Rr. “Aleksandër Goga” – Mauzoleumi i Dëshmorëve
Rruga e Dëshmorëve – Rruga “Adria” – Ura e Dajlanit Rruga “Pavarësia”
Ndalohet qarrkullimi i automjeteve më datën 09.05.2025 ora 11:00 deri më orën 15:00.
Autostrada “Plepa-Bishti i Zhurit-Elbasan”.
Ndalohet kalimi i këmbësorëve më datë 09.05.2025 ora 11:00 deri në orën 14:00.
Rruga “Taulantia”(nga ish-hotel “Vollga” deri te hotel “Arvi”)
Rruga “Anastas Durrsaku”(nga ish-hotel “Vollga” deri te gjimnazi “Gjergj Kastrioti”)
Rruga e Re e Portit
Ndalohen hyrje-daljet nga Porti Durrës më datë 09.05.2025 ora 11:00 deri më orën 15:00.
Ftojmë qytetarët të tregojnë mirëkuptim dhe të kontribuojnë në mbarëvajtjen e këtij eventi të jashtëzakonshëm ndërkombëtar, duke respektuar ndalesat e përkohshme të parkimit dhe qarkullimit. Bashkëpunimi juaj është thelbësor për një organizim dinjitoz dhe për të treguar mikpritjen që na karakterizon.