
Federata Shqiptare e Rafting ka zhvilluar ditën e djeshme, më 11 prill Kampionatin Kombëtar të Rafting 2025, i cili u mbajt në Përmet.
Një kampionat, i cili u zhvillua menjëherë pas trajnimeve intenisve, të cilat morën plot 10 ditë kohë, për të gjithë 35 aplikantët për guida profesionale në rafting. Vlen të theksohet se pjesëmarrja ishte shumë më e lartë se vitet e shkuara, duke shtuar ndjeshëm interesin.
Ndërkohë presidenti i Federatës Shqiptare të Rafting, Zamo Spathara u shpreh se nivelin e këtij edicioni e rritën profesionalizimi, gara dhe miqësore mes skuadrave pjesëmarrëse.

Ky ishte edicioni i 8-të i Kampionatit Kombëtar Shqiptar të Rafting, duke shënuar kështu një tjetër hap të rëndësishëm për zhvillimin e sporteve ujore në Shqipëri. Krahasuar me vitet e mëparshme, ky edicion ishte shumë konkurrues dhe pjesëmarrësit ishin nga të gjitha trevat.
“Skuadrat konkurruese u prezantuan në formë të shkëlqyer, duke reflektuar përgatitje serioze teknike dhe fizike. Vjosa – lumi i fundit i egër i Europës – ofroi një skenë perfekte për garat, veçanërisht në muajin prill, kur niveli i ujit është optimal për rafting. Spektakli nisi me një start masiv dhe dinamik, ku ekipet u hodhën. Skuadrat konkurruese u prezantuan në formë të shkëlqyer, duke reflektuar përgatitje serioze teknike dhe fizike. Vjosa – lumi i fundit i egër i Europës – ofroi një skenë perfekte për garat, veçanërisht në muajin prill, kur niveli i ujit është optimal për rafting. Spektakli nisi me një start masiv dhe dinamik, ku ekipet u hodhën në ujë me gomone dhe garuan krah për krah në një kurs teknikisht sfidues, që kulmoi me një përballje emocionuese në segmentin poshtë urës së qytetit të Përmetit”, shtoi më tej presidenti Spathara.

Në përfundim të këtij kampionati, çmimet u ndanë në prani të Ministrit të Turizmit dhe Krytetarit të Bashkisë së Përmetit. Kjo ngjarje mjaft e rëndësishme u mbyll me sukses, duke shtuar këtu edhe 10 ditët e përgatitjes intensive.
Por Federata Shqiptare e Rafting nuk pritet të ndalet më kaq, pasi ambicia është tepër e madhe për të ngritur një kamp të përhershëm rafting në qytetin e Përmetit. Ndërkohë, vetë lumi Vjosa ofron mundësitë ideale për vizionin e Federatës së Rafting dhe presidentit Zamo Spathara.