Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

FSHF Sunday League/ Dajti, ATS, Luminesen dhe Dymbëdhjeta, katër gjysmëfinalistet e këtij edicioni

Shkruar nga NEWSPORT
FSHF Sunday League/ Dajti, ATS, Luminesen dhe Dymbëdhjeta, katër
Sunday League

Dajti, ATS, Luminesen dhe Dymbëdhjeta janë katër skuadrat gjysmëfinaliste të këtij edicioni në kampionatin amator FSHF Sunday League.

Skuadra e Dajtit siguroi kualifikimin pasi mposhti Kastriotët me rezultatin 3-1, ndërsa ATS triumfoi 2-1 ndaj VILA – L.

Ndeshja çerekfinale mes Dymbëdhjetës dhe Confucius nuk pati shumë histori, pasi Dymbëdhjeta dominoi takimin dhe fitoi me rezultatin e thellë 5-0.

Sfida më e fortë ishte mes Luminesen dhe Gaia Triumph, që u mbyll në barazim 1-1. Edhe pas kohës shtesë rezultati mbeti i pandryshuar, ndërsa nga penalltitë triumfoi Luminesen me shifrat 5-4.

Në gjysmëfinale, Dajti do të përballet me Luminesen, ndërsa ATS do të ndeshet me Dymbëdhjetën. Pas këtyre sfidave do të përcaktohen dy skuadrat finaliste të këtij edicioni në FSHF Sunday League.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga