Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VLLAZNIA mbetet jetime nga Bashkia, tifozët bëjnë hapin e radhës

Shkruar nga NEWSPORT
VLLAZNIA mbetet jetime nga Bashkia, tifozët bëjnë hapin e

Vllaznia e futbollit është në hall të madh, pasi teksa mbeten më pak se një javë nga rinisja e Kategorisë Superiore, lojtarët kanë bojkotuar stërvitjen prej pagave të prapambetura. Edhe këtë pasdite, lojtarët kuqeblu nuk javë stërvitur, ndërsa drejtuesit janë mjaftuar me tymosjen e disa cigareve në fushë.

Këshilli bashkiak në Shkodër, institucion prej të cilit varet edhe sporti, ka zhvilluar mesditëne sotme mbledhjen e radhës, ndërsa situata alrmandte në kampin kuqeblu është anashkaluar, duke lënë kështu jetim shumë persona që mbajnë familjet me profesionin e futbollistit. Prej janarit lojtarët nuk paguhen, ndërsa Covid-19 e ka bërë edhe më të rëndë situatën.

Në rrjetet sociale, tifozët e organizuar dhe jo vetëm, kanë nisur reagimet e ashpra ndaj drejtuesve, ndërsa nëse situata nuk ndryshon, ky sezon pritet i dështuar për Vllazninë. Administratori Suad Lici ka hedhur idenë e ekipit të dytë nëse gjërat shkojnë kështu, me tifozët që kërkojnë të hedhin hapin e radhës mes protestave, për të shpëtuar një emër emblemë të futbollit shqiptar.

Tags:

KRYESORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga