
Vllaznia luan nesër në orën 18:00 ndeshjen e parë përsa i përket Ballkan Ligës në basketboll për meshkuj. Takimi do të zhvillohet në sallën "Qazim Dervishi" në Shkodër. Ekipi vjen në këtë takim të rëndësishëm pas një nisjeje pozitive të kampionatit. Në ndeshjen e fundit, djemtë e trajnerit Nikolai Gospodinov, mposhtën në Shkodër ekipin e Tiranës, në një ndeshje që rezultoi dramatike në fund.
Përpara sfidës me Ibar Rozaje në Ligën Ballkanike, zëvendës trajneri Bërdica dhe lojtari amerikan Perine u shfaqën në një komunikim për mediat. Theski u vu në takimin e së martës dhe të mundësia e ekipit të basketbollit Vllaznia për kualifikim. Bërdica u shpreh se kjo është një ndeshje ku ekipi do të tregojë potencialin e vet, pse jo edhe duke surprizuar në këtë garë.
Më poshtë edhe fjala e dy protagonistëve:
Zv/trajneri Bërdica:
Nesër starton një ngjarje e rëndësishme në basketbollin shqiptar, për Vllazninë është kënaqësi kjo pjesëmarrje. Si është përgatitur skuadra ?
Skuadra vijon përgatitjet. Jemi duke parë problemet që kishim në dy ndeshjet e pata në kampionat, do riparojmë gabimet që mos të ndikojnë nesër në Ligën Ballkanike.
Keni informacion për kundërshtarin e nesërm?
Po, kemi parë disa ndeshje të tyre. Jemi munduar për të gjetur pikat e dobëta që mund të kenë. Po i analizojmë dhe do bëjmë më të mirën.
Pesë skuadra pjesëmarrëse në këtë Ligë këtë sezon. Cili është objektivi i Vllaznisë?
Nuk e di pse është kjo pjesëmarrje e ulët. Mendoj se duhet të thithim sa më shumë sportdashës, është kënaqësi më vete pjesëmarrja në këtë Ligë. Duke studiuar kundërshtarin e nesërm, presim një ndeshje pozitive. Do kemi më shumë informata edhe për ekipet e tjera në momentin e duhur, jemi duke i ndjekur. Duhet të nisim nesër me një mbrojtje të mirë, të kapim topat në tabelë sepse nëse nuk ndodh kështu do e kemi të vështirë.
Lojtari Perine:
Si e mendoni ndeshjen e nesërme?
Duhet të luajmë mirë në mbrojtje dhe të bëjmë maksimumin. Skuadra jonë është e talentuar dhe duhet të paraqitemi mirë për fansat tanë. Kemi një formë të mirë, ndihemi energjikë edhe nga mbështetja e fansave. Skuadra jonë është shumë agresive. Duhet të bëjmë lojë të shpejtë.
Ecuria në Ballkan Ligë?
Mendoj se do shkojmë shumë lart. Ka skuadra konkuruese nga vende të ndryshme. Bullgari, Mali i Zi, Kosovë etj. Duhet të jemi të përqëndruar në çdo ndeshje.
Është Vllaznia pretendente për Kampion në Ligën shqiptare?
Po, sigurisht. Ne duhet ta fitojmë kampionatin për fansat dhe qytetin. Duke u fokusuar, kjo gjë do të ndodhë patjetër.