
Vllaznia zhvilloi mqësoren e parë në fazën përgatitore në Bosnje. Shkodranët e përballën me vendasit e HNK Medjugorie ku fituan lehtësisht me rezultatin 0-4 duke bindur që në testin e parë. Trajneri Memelli provoi thuajse të gjithë futbollistët që kishte në dispozicion ndërsa nga minuta e parë e nisi kështu:
Formacion 3-4-3 me Qarrin në portë ndërsa para tij treshja Stojanovic, Juric, Cheshmedjiev. Mesfusha e përbërë nga Alivoda dhe Boshnjaku ndërsa nga krahët kapiteni Hakaj me Smajlin. Tridenti i sulmit ishte Çoba, Balaj dhe Mala.
Kuqeblutë mbyllën llogaritë që në pjesën e parë teksa shënuan dy herë me Çobën dhe Balajn në minutat 29’ dhe 32’. Pjesa e dytë nisi me ndryshime të shumta në formacion por loja vijoi e njëjta. Talenti i afruar nga akademia, Kevin Doda shënoi golin e tretë ndërsa i katërti u shënua nga zëvëndësuesi i Latifit, Dodev.