
Armando Cungu ka folur për situatën më të fundit te Vllaznia, ku u përfol që mes tij dhe Ylli Hoxhës ka pasur një përplasje në dhomat e zhveshjes. Tekniku shkodran ka mohuar gjithçka, teksa ka deklaruar:
“Kush më njeh e di që nuk jam i tillë. Gjithsesi ka patur një problem, thyerje disiplinës që nuk ia lejoj jo vetëm Yllit por asnjë futbollisti. Në dhomat e zhveshjes ka kërkuar sqarime të shumta por jo grushta dhe skelme. Vllaznia nuk i përket vetëm një njeriu, por qytetit. Ndërsa përsa i përket mosaktivizimit të Hoxhës lojtari e di përse nuk luan. Nuk ka vend për tu tall tek Vllaznia", ka përfunduar Cungu për mikrofonin e Supersport.
Poll