
Largimet massive nga ekipet shqiptare nuk kanë fund. Pas Kategorisë Superiore dhe largimit të 10 futbollistëve nga Flamurtari, radha i takon Ilirisë që të shohë "eksodin" masiv të lojtarëve. Klubi I Kategorisë së Parë, që lufton në grupin B e sheh veten në vështirësi sa I takon organikës, pasi Luis Gjini bëhet lojtari I nëntë që ka shpallur "divorcin" me ekipin nga Fushë-Kruja.
Neësport.al njoftoi dje se Skënder Lilaj, Flogers Sala, Ardi Guri, Rimal Haxhiu, Klejdi Jazaj, Santiago Selmani, Mikel Brahilika dhe Denis Kurti janë larguar më herët nga Iliria, duke bërë që klubi të rrezikojë seriozisht mbijetesën në këtë kategori. Për momentin ekipi ndodhet në vendin e 6 me 15 pikë pas 12 ndeshjeve të luajtura.
Largimi I fundit I Luis Gjinit e fut Ilirinë në një situatë të vështirë, me lojtarin që është aktivizuar në mbrojtjen e skuadrës gjatë 11 takimeve këtë sezon. Gjini ia ka dalë të shënojë edhe një gol gjatë këtij edicioni. Pritet të shihet nëse klubi do bëjë afrime deri në fundin e mërkatos, ndërsa deri tani vetëm I riu Ndoka është zyrtarizuar si goditje.