Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Viti 2023 për t’u mbajtur mend, Partizani “mbret” i merkatos në Shqipëri me 1.9 milionë euro të arkëtuara

Shkruar nga NEWSPORT
Viti 2023 për t’u mbajtur mend, Partizani “mbret” i

Viti 2023 padyshim është për t’u mbajtur mend në klubin e Partizanit. Të kuqtë jo vetëm fituan titullin kampion dhe Superkupën, por investuan dhe përfituan në dy sesionet e merkatos.

17 herë kampionët janë klubi që arkëtuan më shumë të ardhura nga shitja e lojtarëve në Shqipëri. Ata nuk u kënaqën vetëm duke fituar, por gjithashtu arritën të shisnin me shifra të konsiderueshme yjet e ekipit.

Si asnjë klub tjetër shqiptar, të kuqtë përfituan në total 2.25 milionë euro. 1.4 milionë euro u shit Xhuliano Skuka në janar, që u bë dhe transferimi më i shtrenjtë nga një klub shqiptar. Po në janar Eneo Bitri u transferua për 150 mijë euro. Në verë Partizani menaxhoi të shiste gjithashtu Matondon dhe Dragajn, respektivisht për shifrat e 600 mijë dhe 100 mijë eurove.

Dhe pse nuk morën më shumë të ardhura se në janar, kampionët në fuqi vendosën të investonin për ndërtimin e ekipit. Kështu Albers Keko u afrua për 40 mijë euro, Adnard Mehmeti dhe Altin Bytyçi me nga 100 mijë euro. Christian Mba i kushtoi në anën tjetër po 100 mijë euro Partizanit në janar, ndërsa për Pano Qirko që u bashkua në qershor nuk dihet sa u derdhën në “xhepat” e Teutës. 340 mijë euro është një shifër që tregon për dorën e lëshuar.

Nëse bëjmë një llogari të thjeshtë është rreth 1.9 milionë euro diferenca, që Partizani ka grumbulluar pas shitjes dhe blerjes së lojtarëve të tjerë.

Viti 2024 po vjen dhe skuadra përbëhet nga “xhevahirë” si Rrapaj. Lojtarë të cilët dhe kontratat i kanë afatgjata. Mbetet për t’u parë nëse politika e klubit ka mbetur po e njëjta, teksa objektivi kryesor është sërish titulli kampion.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga