
Viti 2019 është duke i numëruar ditët dhe orët mbrapsht, ndërsa të gjithë janë duke bërë bilancin sesi shkuan gjërat në 2019. Zv.kryeministri Erion Braçe njihet për tifozllikun e tij për futbollin dhe Partizanin në veçanti. Në fund të këtij viti, nuk ka munguar një status nga ana e Braçes për titullin kampion dhe momentin e paharrueshëm për të gjithë tifozët e kuq. Në shkrimin e tij zv. kryeministri falenderon të gjithë protagonistët që bën të mundur titullin Kampion për Partizanin, duke filluar nga presidenti Demi e deri tek tifozët që kishin pritur aq gjatë.
Postimi i Erion Braçes:
"Nje prej kenaqesive te pakta kete vit ishte RIKTHIMI I PARTIZANIT; VITI I PARTIZANIT KAMPION; VITI I PASIONIT TEKUQ
Pas kaq vitesh rikthimi fitues, rikthimi i kampionit ne Tirane, ishte nje emocion i madh.
FALENDERIMI I TRETE
shkon per PARTIZANIN,
FAMILJAEKUQE.
Dua ta falenderoj Gazment Demin, familjen e tij te madhe qe nuk kurseu asgje per fitoren e madhe;
Sakrifikoi gjithcka deri ne numerimin e fundit per te kthyer ne shtepi TITULLINKAMPION.
Ka qene torture te shkruaja ne nje numerim te fundit "IT'S COMING HOME;
stadium me stadium nga Shkodra ne Vlore ishte rrugetim fantastik per mua.
Ma dha kete mundesi PARTIZANI.
Falenderim i madh shkon per djemte ne fushe-kampionet e rikthyer,
Albanin, Labin, Egzonin, Atanden, Eneon, Lencin, Brunon, Arditin, Esatin, Jasirin, Jurgenin, Eraldin, Heben, Kristin, Renaldon, Dashin e secilin nga cunat ne fushe apo ne stol;
Nuk u dorezuan kurre, deri ne fund!
Cuna a e mbani mend?
I sollet gezim nje brezi qe ishte rritur me
Partizanin e madh, prinderve tane;
I dhate krenari brezit tim qe prinderit e rriten me Partizanin;
Ja thame njeri tjetrit atje tek kompleksi i Redit nje dite para rikthimit te historise e nje dite me pas, mua atje ku duhet e kur duhej, kunder Tiranes,
PARTIZANI I MADH U RIKTHYE KAMPION!
Ju e bete, puna u krye!
Falenderim i madh edhe per trajnerin Skender Gega dhe ekipin e tij te trajnereve, pergatitesve atletike,doktoreve etj; Ta pazevendesueshem!
Falenderim edhe per Olsin dhe gjithe strukturen e klubit!
Por mbi te gjitha, falenderimi me i madh shkon per popullin e kuq anekend Shqiperise;
Tifoze si te #Partizanit veshtire te gjesh, por tifoze te Partizanit ka ne cdo cep.
Ata jane shpirti qe nuk e le Partizanin te dorezohet!
Shihini ne keto video, jane super, super ultrasguerrils0809!
Prej tyre, PARTIZANI #NUKDOTEJETEKURREVETEM!
Faleminderit me shpirt!"