Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Visar Bekaj ndez derbin dhe "thumbon" Partizanin: Mbrojtja jonë më e fortë se sulmi i tyre, nesër fiton Tirana

Shkruar nga NEWSPORT
Visar Bekaj ndez derbin dhe "thumbon" Partizanin: Mbrojtja jonë

Derbi i kryeqytetit, Partizani-Tirana do të luhet ditën e nesërme me fillim nga ora 18:00. Sfida e vlefshme për javën e 15-të të Superligës do të luhet në "Elbasan Arena" me dy skuadrat që kërkojnë me çdo kusht fitoren. Ditën e sotme në konferencën për shtyp në krah të trajnerit Dede ishte edhe portieri Visar Bekaj. Gardiani bardheblu u shpreh se mbrojtja e Tiranës është më e fortë se sulmi I Partizanit.

"Çdo lojtar para derbit nuk ka nevojë për motivim. Amtmosfera është në maksimum dhe ne do të bëjmë gjithçka për të dalë me fitore. Nuk jemi shprehur siç duhet pasi kemi pasur edhe mungesa. Me fitoren në derbi shpresojmë që të kompletohemi akoma më shumë e do të vijë kthesa. Partizani ka lojtarë cilësorë, por ne kemi mbrojtjen më të mirë se sulmi i atyre. Tifozët? Më vjen pak keq, por shpresojmë të rikthehen e ta shijojmë derbin siç I ka hije.

Me fazën e mbrojtjes jam I kënaqur, ndërsa në sulm me transferimet e reja shpresojmë të shënojmë më shumë. Më mirë të pësojmë një gol e të shënojmë 2 sesa 0-0. Shpresoj të paraqitem mirë dhe do të bëjë maksimumin. Alban Hoxha është portier I mirë me shumë cilësi dhe me eskperiencën që ka mendoj që mund të vjedh diçka nga ai. Më pëlqen portierët Ter Stegen dhe Neuer e preferoj të jem si ata, por nuk kam idhull".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga