
Roger Junio Rodrigues Ferreira është emri më i përfolur në klubin e Kastriotit. Megjithëse problemet familjare shpesh herë preferohen të mbeten brenda shtëpisë, kësaj radhe lojtari brazilian i ka habitur të gjithë pasi nuk është kthyer për të nisur përgatitjet me skuadrën. Burime brenda klubit bëjnë me dije për newsport.al që 22-vjeçari i huazuar nga Kukësi nuk preferon më të hapë as telefonin.
Tashmë nuk dihet se çdo të bëhet me të, por fakt është se trajneri Bledar Devolli nuk e ka në dispozicion. Në fakt ky duket si një "virus" brazilianësh, pasi e njëjta gjë i ka ndodhur edhe Flamurtarit në Vlorë.
Danilo Alvesh nuk është kthyer dhe ka deklaruar se nuk do t'i bashkohet më organikës së Ilir Dajës. Tashmë pritet të shihet se çdo të ndodhë në Krujë. Ndoshta me ngritjen sadokap të temperaturave, Rogerit do t'i mbushet mendja të kalojë edhe një herë në Superiore... /Newsport.al/
[gallery size="full" columns="1" ids="315434"]