Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Vijon "eksodi" te Gjilani, 2 ish-ët e Superligës shqiptare me skuadra të reja

Shkruar nga NEWSPORT
Vijon "eksodi" te Gjilani, 2 ish-ët e Superligës shqiptare

Erlis Frashëri dhe Jackson Ferreira nuk janë më pjesë e Gjilanit. Dy lojtarët që më herët kanë qenë pjesë e Superligës shqiptare i kanë "dhënë duart" Gjilanit, kjo edhe pas largimit të trajnerit Mezani.

Ka qenë vetë korçari Frashëri që në rrjetet sociale ka bërë publik largimin, ndërsa në Kosovë janë të bindur se lojtari ka gjetur akordin me Drenicën që drejtohet nga Bledar Devolli. Më herët trajneri gjirokastrit e ka pasur Frashërin nën urdhërat e tij te Kamza.

"Do të deshiroja të njoftoja se që prej ditës se sotme nuk jam më pjesë e skuadres se Gjilanit. Me marreveshje te dyanshme arritëm te ndërpresim kontraten", shkruan Frashëri. Ende nuk ka një konfirmim për të ardhmen e Jackson, që me Luftëtarin përa disa sezonesh ka treguar paraqitje të mira.

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga