Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Vijon eksodi te Besa, pas Maganit e 5 futbollistëve largohet edhe mbrojtësi i talentuar

Shkruar nga NEWSPORT
Vijon eksodi te Besa, pas Maganit e 5 futbollistëve largohet edhe

Përjashtojmë Vorën, të gjithë klubet e Kategorisë së Parë nuk kanë bërë asnjë afrim zyrtar në merakto. Si duket strategjia e klubeve është të mbyllin largimet e më pas të nisin rindërtimin e ekipeve. Edhe Besa nuk “devijon” nga kjo strategji.

Pas largimit të trajnerit Gugash Magani dhe 5 futbollistëve, Redon Raza, Kevin Dalipi, Chinonso Onuh dhe Frenklin Ntepe, i rradhës është Endri Reci. Mbrojtësi i talentuar mbyll bashkëpunimin me kavajasit dhe do të jetë një lojtar i lirë në treg, sipas "kategoriaepare__official".

Interesi për shërbimet e 22-vjeçarit është mjaft i lartë dhe zor se ai do të qëndrojë gjatë pa një ekip. Performancat e tij në 20 ndeshje nën urdhërat e Maganit flasin vetë dhe Reci do të shqyrtojë ofertat në drejtimin e tij.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga