
Aktivitetet sportive janë ndalur në vend ashtu si edhe jeta normale për shkak të përhapjes së virusit COVID-19. Pas masave të marra nga autoritetet dhe këshillat nga specialistët mjekësor, njerëz me influencë në vend kanë dhënë mesazhe motivuese për të gjithë njerëzit, ku kanë bërë thirrje për të qëndruar në shtëpi si e vetmja mundësi parandalimi për këtë virus.
Mesazhe tepër emocionuese vijnë nga bota e volejbollit në Shqipëri ku volejbolliste, ish volejbolliste po trajnere të njohura në vend kanë regjistruar videot e tyre nga vende të ndryshme të botës.
Ish-volejbollistja e Vllaznisë dhe zv/trajnerja e Kombëtares kuqezi të vajzave, aktualisht në SHBA, Kristina Nikolli në mesazhin e saj është shprehur në fund të videos “Zoti ka thënë “ruaju pak se të ruaj shumë” të gjithë së bashku Forca Shqipëria”.
Ndërkohë mesazhe kanë ardhur edhe nga volejbollistja e Mirditës dhe ish-lojtarja e Kombëtares kuqezi të vajzave, Dhimitra Kole apo "Miss Universe Albania 2019" dhe lojtarja e Kombëtares kuqezi të vajzave, aktualisht në SHBA, Cindy Marina e shumë të tjerë.
Më poshtë do të gjeni dhe video-mesazhet: