VIDEO/ Vora ‘thumbon’ Elbasanin para duelit me golin e Qardakut: A jeni gati?
Shkruar nga NEWSPORT
Vora – Elbasani është një nga superndeshjet që ofron Kategoria e Parë për javën e 13-të. Dy skuadrat që vijnë si kampione nga Kateogria e Dytë, pretendojnë vendet e para këtë sezon falë edhe investimeve të mëdha që kanë bërë.
Të hënën në orën 13:30, dy rivalët do të përplasen në stadiumin e Vorës për të luajtur aktin e dytë përballë njëra-tjetrës. Përpara këtij dueli janë vorakët ata që ndezin sfidën duke postuar një video të golit të Qardakut në ndeshjen e parë mes tyre këtë sezon.
“A jeni gati?” është dicitura e përdorur nga klubi. Ne jemi gati, tifozët poashtu, na duhet vetëm të presim ditën dhe orën për të shijuar këtë superduel që ofron Kategoria e Parë.