
SKËNDERBEU – TEUTA 0-1
Shënues: Rubin Hebaj 61'
Skënderbeu: Ruçi, Vangjeli, Shehi, Sadriu, Frashëri, Bajramaj, Zguro, Nikaj, Jean-Victor, Mara, Pusi Trajner: Migen Memelli
Teuta: Qirko, Kotobelli, Qaqi, Ivanovic, Idrizaj, L.Vila, Daja, Aleksi, Aqcuah, E.Vila, Hebaj Trajner: Renato Arapi
Gjyqtar: Laver Alla
Ndeshja: Një sfidë që nis me shumë probleme për shkak të terrenit të rënduar nga dëbora. Megjithatë miqtë tregohen më të saktë duke shfrytëzuar një gjuajtje pa shumë pretendime. Rubin Hebaj gjuan mirë nga distanca dhe rrjeta është ajo që ndal topin. Një fitore me shumë rëndësi për Teutën që hedh një hap drejt gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë. Ky takim ishte i vlefshëm për çerekfinalet e këtij kompeticioni.
Komenti minutë pas minute:
90'- Gjyqtari i katërt jep 4 minuta shtesë.
74'- Teuta realizon golin e dytë, por anulohet për offside. Ruben Aqcuah gjendej në pozicion jashtë loje.
61'- Zhbllokohet takimi. Rubin Hebaj gjuan bukur në hyrje të zonës dhe sfera gjen fundin e rrjetës.
58'- Asion Daja ndërhyn keq në mesin e fushës. Laver Alla nuk e kursen kartonin e verdhë.
46'- Nis pa zëvendësime pjesa e dytë.
45'- Mbyllet pjesa e parë. Nuk ka fitues në Korçë.
30'- 15 minuta nga fundi i pjesës së parë. Asnjë rast i rrezikshëm në portat respektive.
28'- Goditje dënimi për Teutën, por sërish nuk sjell rrezik në zonën e Skënderbeut.
20'- Zguro provon me një skemë nga këndorja, por bora nuk i lejon ta konkretizojnë si duhet.
13'- Goditje dënimi për Teutën. Kroson Kotobelli, por Vila prek topin me dorë duke ndalur në këtë mënyrë lojën.
5'- Ekipet mundohen të shtyjnë para, por terreni i rënduar nga dëbora nuk i lejon.
1’- Topi i parë shkelmohet nga korçarët.