Berat Gjimshiti mori një leje 3-ditore për t’u larguar nga grumbullimi i Kombëtares shqiptare sepse bashkëshortja e tij sapo kishte lindur vajzën e tyre, Adria. Sigurisht në këto raste, trajneri Sylvinho e lejoi të largohej dhe tani ai është bërë pjesë sërish e grumbullimit.
Mbrojtësi i Atalantas ka marrë një dhuratë fantastike ditën e sotme teksa po drekonte së bashku me shokët e tjerë të ekipit. Amir Abrashi në emër të të gjithë anëtarëve i ka dhuruar një fanellë të vogël kuqezi me emrin Adria dhe numrin 6, si babai i saj.
Një dhuratë që s’ka sesi të mos pranohej nga Gjimshiti i cili në një fjalim të shkurtër falenderon të gjithë dhe uron fitoren për ndeshjen e nesërme ndaj Moldavisë. Shtatlarti pritet të jetë titullar krah Ismajlit në qendër të mbrojtjes.