Endri Çekiçi isht një nga mungsat surprizë të listës së Kombëtares shqiptare për ndeshjen ndaj Polonisë më 27 mars në kuadër të kualifikuesve të Euro 2024. Trajneri Sylvinho nuk preferoi mesfushorin shqiptar që është në formë optimale por duket se vendimi është thjeshtë preferencë e teknikut brazilian.
Një motivim më shumë për Çekiçin të japë akoma më shumë nga vetja e tij për të bindur Sylvinhon t’i japë ftesën në ndeshjet e rradhës. Sot, mesfushori hyri nga stoli në sfidën mes Konyaspor dhe Galatasaray kur rezultati ishte 1-1, golin e miqve e shënoi Milot Rashica.
Menjëherë, Çekiçi u bë protagonist teksa në minutën e 89’ do të shënonte golin e përmbysjes së madhe dhe mënyra e festimit tregon se sa e rëndësishme ishte kjo për të. Mirëpo, fatkeqësisht, VAR do të prishte festën e shqiptarit dhe të “anullonte” mesazhin drejt Sylvinhos.