Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Trukim i hapur në Serbi, mbrojtësi lë topin të kalojë, arbitri i dërgon letër UEFA

Shkruar nga NEWSPORT

Në Serbi janë alarmuar me nivelin e trukimit në futboll. Në ndeshjen mes Borac 1926 dhe Çaçani (3-1), pamjet janë shokuese dhe flasin qartë për një trukim të hapur të duelit.

Sfida që vlente për ligën serbe të perëndimit ka bërë që UEFA të nisë hetimet, kjo edhe pas letrës s ëish-arbitrit Ninoslav Spasic. Ish-arbitri i FIFA dhe presidenti i pezulluar i Shoqatës së Gjyqtarëve Profesionistë në Serbi i ka dërguar një letër dhe pamjet filmike zyrtarëve të UEFA.

“Një turp i paparë për futbollin serb. Krimi. E raportova ndeshjen si të dyshimtë dhe mora një përgjigje nga UEFA se do të shqyrtohet nga komiteti përkatës i trukimit të ndeshjeve.

Kam dorëzuar edhe video nga stadiumi i Caçanit. E gjithë historia është e qartë, aq e zhveshur sa mund të shihni gjithçka në video. Le ta dijë populli se deri ku ka arritur futbolli serb dhe çfarë po bëhet...”, ka thënë Ninoslav Spasic.

Në pamje duket qartë se mbrojtësit e skuadrave nuk reagojnë në rastet e golave, aqsa lënë topin t’u kalojë që kundërshtari të shënojë. Gjithçka ka ndodhur në 27 gusht.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga