
Futbolli në Shqipëri duket se do të marrë dritën jeshile, teksa klubi i Tiranës është kujdesur që të dezinfektojë ambientet e stadiumit "Selman Stërmasi" dhe ato të kompleksit "Skënder Halili".
Në videon e publikuar në kanalet zyrtare të komunikimit, bardheblutë kanë bërë hapin e radhës duke duke treguar se data 3 qershor mund të jetë tanimë e fiksuar për çdo tifoz, pasi topi do të shkelmohet sërish.
Postimi i Tiranës:
Klubi i Futbollit Tirana përgatitet për rifillimin e kampionatit. Përgjatë ditës së sotme kompania "Ring Cleaning" ka bërë disinfektimin e ambienteve të stadiumit “Selman Stërmasi” dhe kompleksit “Skënder Halili”. Ne jemi gati. Shihemi të hënën!
Poll