Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Tirana jashtë Europës, Laçi e mposht në "Air Albania" dhe futet në garë për titullin kampion

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Tirana jashtë Europës, Laçi e mposht në "Air

Tirana-Laçi 0-1

NDESHJA: Laçi merr një fitore të artë në transfertë ndaj Tiranës. Sfida e zhvilluar në "Air Albania" u mbyll me rezultatin 0-1 për kurbinasit që I falen një goli të Mazrekajt nga goditja e këndit, por që u devijua edhe nga Najdovskidhe përfundoi në rrjetë. Tirana tentoi disa herë të rihapte ndeshjen, por Laçi e ruajti deri në fund këtë rezultat duke marrë 3 pikë me vlera e duke u futur në garën për titull, ndërsa Tirana del përfundimisht nga gara për Europën. Me këtë fitore, Laçi renditet në vendin e 3-të me 60 pikë, 2 pikë më pak se Teuta dhe Partizani kryesues, ndërsa bardheblutë në vendin e 5-të me 54 pikë.

Kategoria Superiore/ Java e 34-të

Stadiumi "Air Albania"/ Ora 17:00

Tirana (3-4-3): Bekaj; Vangjeli, Najdovski, Hoxhallari; Toshevski, Batha, Çelhaka, Ismajlgeci; Danso, Seferi, Halili Trajner: Orges Shehi

Laçi(3-5-2): Sherri; Malota, Ignjatovic, Obanor; Marku, Lushkja, Deliu, Shehu, Musta; Harmon, Mazrekaj Trajner: Shpëtim Duro

Gjyqtar: Kreshnik Cjapi

Komenti minutë pas minute:

90+5' Mbyllet ndeshja, Laçi nxjerr Tiranën jashtë garës për Europën dhe futen në "valle" për titullin kampion.

80' Tirana e gjitha në sulm, Laçi menaxhon avantazhin.

67' GOL!!!! "Perlë" e Mazrekajt nga goditja e këndit, sulmuesi gjuan direkt në portë, topi devijohet nga Najdovksi dhe përfundon në rrjetë.

64' Shansi i artë për Tiranën, Ismailgeci gjuan brenda zonës pas një aksioni të Danso, por largoh mbrojtja e Laçit.

55' Batha provon nga distanca, topi përfundon në këndore.

53' Laçi pranë golit, Mazrekaj godet brenda zonës, por gjuajtja e tij ndalet nga Hoxhallari në vijën fatale.

46' Nis pjesa e dytë, Shehi nxjerr nga loja Halilin dhe aktivizon Gyamfi

45+1' Mbyllet pjesa e parë Tiana-Laçi, pak raste për shënim nga të dyja ekipet.

35' Halili pengohet brenda zonës nga Ignjatovic, gjyqtari vazhdon rregullisht ndeshjen. Protestojnë te Tirana për penallti.

30' Tirana afrohet sërish pranë golit, Batha kroson nga goditja e këndit, provon me Najdovksi, por largon Sherri.

15' Tirana shumë praë golit, Ismailgeci gjuan fortë brenda zonës, por grushton Sherri.

11' Laçi pranë golit, Musta tenton nga goditja e dënimit, topi kalon ngjitur me shtyllën.

3' Provon Laçi me një goditje dënimi, Mazrekaj kroson në zonë, por Harmon ndodhet në pozicion jashtë loje.

1' Starton ndeshja, topi i parë shkelmohet nga Tirana.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga