
Tirana-Vllaznia 0-0
Kategora Superiore/ Java e 12-të
Stadiumi "Selman Stermasi".
NDESHJA: Tirana bën një hap fals në shtëpi përballë Vllaznisë. Sfida e luajtur në "Selman Stermasi", është mbyllur në barazim pa gola me të dyja ekipet që ndajnë nga një pikë. Një traversë e Vllaznisë në pjesën e parë dhe një shtyll nga Tirana në të dytën ishin rastet më të pastërta për gol nga të dyja ekipet. Bardheblutë kishin dhe një tjetër mundësi me Dungën në minutat e fundit, por mbrojtësi Malota largoi topin nga vija fatale. Me këtë pikë Tirana shkon në kuotën e 19 pikëve , ndërsa Vllaznia barazon Laçin me 16 pikë.
Gjyqtar: Kridens Meta.
Tirana: Lika, Vangjeli, Osmani, Imami, Ismajlgeci, Çelhaka, Halili, Batha, Cobinnah, Cale, Ngoo. Trajner: J. Ahmataj.
Vllaznia: Sherri, Gurishta, Malota, Marku, Krymi, Ramadani, Hygor, Lika, Sinho, Maranhao. Trajner: M. Jonuz.
Komenti minutë pas minute
90+5' Mbyllet pa fitues sfida.
93' Tirna pranë golit, Dunga godet por nuk e dërgon në rrjetë me Malotën që e largon në vij fatale.
84' Tirana sërish pranë golit, Dunga godet keq me kokë.
84' Hasani godet drejt portës, pret Sherri.
75' Shtubina pranë golit, sulmuesi shkodran ka një mundësi të artë, por devijon mbrojtësi i Tiranës.
61' Tirana pranë golit, Batha godet nga jashtë zone, topi kalon ngjitur me shtyllën. Tirana kryen zëvendësimin e parë. Në fushë Hasani jashtë Çelhaka.
53' Çfarë rasti për Tiranën, Ngoo ndalet nga shtylla.
51' Vllaznia rreziko sërish, Lika pason për Krymin që godet keq.
46' Nis pjesa e dytë.
45' Ndeshja me pak raste për shënim nga të dyja ekipet. Mbyllet pjesa e parë pa asnjë minutë shtesë.
27' Tirana rrezikon sërish, Vangjeli godet nga jashtë zone, por Sherri pret sërish.
24' Kundërpërgjigjet Tirana, Batha godet bukur nga goditja e dënimit, ndal portieri Sherri.
21' Vllaznia pranë golit, Hygor ''trondit" traversën e Tiranës.
15' Vllaznia më kërkuese për golin, asnjë gjuajte në portë deri më tani nga të dyja ekipet.
3' Goditje nga këndi për Vllazninë, largon topin mbrojtja vendase.
1' Nis ndeshja në "Selman Stermasi", me topin e parë që shkelmohet nga Vllaznia.