Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ TIRANA e nis me "poker", gola dhe spektakël bardheblu në "Selman Stermasi"

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ TIRANA e nis me "poker", gola dhe spektakël bardheblu

Tirana - Kamza 4-1

Tirana:  Abibi, Hoxhallari, Imami, Turtulli, Doka, Karabeci, Maveje, Hasani, Halili, Greca, Ngoo

Kamza: Avdyli, Idrizaj, Beqiri, Teqja, Bonani, Malaj, Arrabal, Rezi, Fukui, Plaku, Martinena.

Komenti minutë pas minute:

Tirana dhe Kamza kanë luajtur ndeshjen e tyre të parë zyrtare në "Selman Stermasi" për vitin 2019-të, e vlefshme për Kategorinë Superiore. Takimi ka përfunduar me rezultatin e thellë 4-1 për bardheblutë.

Edhe pse në minutën e 31 të takimit, Sebino Plaku kaloi në avantazh Kamzën, në pjesën e dytë bardheblutë kanë reaguar shumë mirë, duke e përmbysur ndeshjen, e 45 minutat e dyta kanë folur vetëm për ta. 2 gola të shënuar nga Edon Hasani, një nga Ngoo dhe në fund është Albi Doka, ai i cili i ka vënë "kapakun" kësaj sfide.

90' Arbitri kryesor ka dhënë vetëm 3 minuta shtesë. Tirana po administron lojën dhe duhet theksuar se pjesa e dytë ka folur vetëm për ta. Ndeshja mbyllet 4-1.

77' Albi Doka shënon të katërtin.

75' Edon Hasani gjen të tretin. Spektakël nga Tirana.

68' Ngoo gjen golin e dytë nga goditja e këndit me kokë.

58' Edon Hasani barazon shifrat. Ngoo jep asist dhe Hasani nuk toleron, por e çon topin në fundin e rrjetës.

53' Ngoo gjuan përsëri me kokë, por Avdyli tregohet i gatshëm dhe e devijon topin në rivënie anësore.

47' Edon Hasani "vjedh" një top pas mbrojtes, por as gjuan, e as pason si duhet para portës së Kamzës. Duket sikur topi nuk do të hyjë në portë për bardheblutë.

46' Starton pjesa e dytë e takimit. Mbetet për t'u parë si do të reagojnë skuadrat në fushën e lojës.

45' Vetëm 3 minuta shtesë. Kamza reziston me 10 lojtarë përballë Tiranës. Lojtarët shkojnë në dhomat e zhveshjes, pasi rezultati mbetet ai i minutës së 31 me golin e shënuar nga Plaku.

40' Orjad Beqiraj ndëshkohet me karton të kuq. Mori të verdhë për protestë, ndërsa 1 e kishte në minutën e 5.

39' Penallti për Tiranën, faull në zonë ndaj Edon Hasanit. Ngoo nuk shënon.

34' Ngoo gjuan me kokë, por topi nuk shkon në rrjetë. Tirana shtyn përpara në kërkim të golit të barazimit.

31' Sebino Plaku gjen rrjetën, pas një gabimi në mbrojtje të bardhebluve.

20' Plaku nuk shënon përballë Abibit, shpëton Tirana.

12' Karabeci tendon, por Avdyli përgjigjet. Korrne për Tiranën.

1' Starton ndeshja në "Selman Stermasi", Kamza gjuan topin e parë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga