Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ TIRANA "asist" PARTIZANIT për titullin, bardheblutë mundin Kukësin "milioner"

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ TIRANA "asist" PARTIZANIT për titullin, bardheblutë

Kukësi - Tirana 0 - 1 (Albi Doka, min 86)

Formacionet zyrtare:

Kukësi dhe Tirana përballen në Kamëz për ndeshjen e javës së 21 të Superiores.

Kukësi(3-4-3): Frashëri, Teqja, Krasniqi, Shameti, Cuculi, Rrumbullaku, Ethemi, Dzaria, Rroca, Kordeiro, Shkurtaj.

Tirana(4-3-3): Abibi, Doka, Turtulli, Imami, Hoxhallari, Karabeci, Daja, Hasani, Greca, Ngo, Halili.

Komenti minutë pas minute:

95' Mbyllet ndeshja. Tirana fiton ndaj Kukësit 0-1.

91' Shameti humb rast të mirë brenda zonës, por nuk e dërgon topin në rrjetë.

90' Arbitri jep 5 minuta shtesë.

86' Albi Doka zhbllokon shifrat. Tirana kalon në avantazh ndaj Kukësit.

84' Vesel Limaj i Kukësit tenton nga distanca, por topi vjen i dobët dhe nuk është aspak i rrezikshëm.

75' Goditje dënimi për Kukësin në hyrje të zonës. Reginaldo fiton duelin dhe Valdet Rama provon portën, por tpoi përplaset në murin mbrojtës.

64' Brenda pak sekondave Kukësi ka 2 mundësi shënimi, por në asnjë prej tyre, skuadra e drejtuar nga Armando Cungu nuk e çon topin në rrjetë.

58' Tirana dhuron spektakël me anjë aksion model. Greca dhe Ngoo krijojnë një rast shënimi, por portieri i Kukësit, Frashëri tregohet i gatshëm dhe devijon topin në korrne.

53' Cordeiro humb rastin më të mirë të ndeshjes.

50' Shkurtaj gjuan jashtë zonës, por nuk tregohet i saktë.

46' Starton pjesa e dytë. Tirana dhe Kukësi tentojnë fitoren.

45' Nuk ka fitues në pjesën e parë. Kukësi dhe Tirana ende nuk e kan gjetur golin.

37' Ka pretendim për penallti nga Kukësi për prekje të topit me dorë, por lojtari i Tiranës ndodhet jashtë zonës.

35' Cuculi ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje ndaj Asion Dajës.

30' Ndeshja e barabartë. Të dyja skuadrat luajnë me ritëm të kënaqshëm, por mungon goli.

27' Karabeci jep një pasim shumë të mirë për Grecën, por ky i fundit nuk e merr mirë topin.

21' Olsi Teqja ndëshkohet me karton të verdhë. Është lojtari i dytë i ndëshkuar pas Grecës.

16' Greca përsëri protagonist. Lojtari ndëshkohet me të verdhë pas marrjes së topit me dorë.

13' Bedri Greca ka një mundësi të mirë, por anësori gjuan jashtë.

1' Starton ndeshja në Kamëz, Kukësi dhe Tirana duan të marrin vetëm 3 pikë nga ky takim.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga