
Ndeshja mes Leeds dhe Manchester Cityt që u mbyll me shifrat 1-3, ka sjellur një moment tepër interesant nga tribunat e tifozëve vendas.
Mesfushori Kalvin Phillips i cili ka qenë pjesë e kontributit të madh për Leeds në ngjitjen e tyre në Premier League, tashmë është pjesë e Cityt. Lojtari pak ditë më parë u cilësua nga Guardiola si mbipeshë pas kthimit nga Botërori.
Ndërkohë që Phillips po bënte nxemjen në prani të ish tifozëve të tij, ai është gjendur pranë brohoritjeve që e etiketonin atë me fjalët: “Je shumë i shëndoshë të luash për Leeds”.
VIDEO:
Poll