
Pas fitores historike të kombëtares shqiptare ndaj Polonisë mbrëmjen e djeshme, në stadiumin “Air Albania” shpërtheu festa me flakadanë.
Tifozët kuqezi filluan duke brohoritur e kënduar këngë patriotike në rrugët e kryeqytetit, ku festa vazhdoi deri në orët e para të mëngjesit të sotëm. Në fund të ndeshjes në stadium u shfaq një banderolë me mbishkrimin:” Ne jemi bashkë me ty Marok”.
Dikush nga tifozët, përpos entuziazmit të fitores, duket se është solidarizuar me popullin e Marokut, i cili u godit nga një tërmet i fuqishëm mëngjesin e së shtunës, ku deri më tani janë regjistruar mbi 2 mijë viktima dhe qindra të plagosur.
Poll