Tifozeria irlandeze ka qenë padyshim një nga më të bukurat e këtij Europiani,jo vetëm për mbështetjen ndaj skuadrës së tyre në shkallët e stadiumeve,por edhe për bëmat jashtë fushe.Ka qënë një seri ngjarjesh të vogla,që e kanë bërë tifozerinë irlandeze ndër më të pëlqyerat e këtij Europiani.Fillimisht, ndihmuan t’i rregullonin makinën një çifti të moshuarish. Pastaj i bënë një serenatë një vajze simpatike franceze.
Nderkohë gjatë një udhëtimi në tramin e Bordosë kanë vënë në gjumë një fëmijë duke i kënduar një ninullë.
Rasti më i fundit ka qenë ai i bllokimit të rrugës ndaj policisë franceze në një mbikalim,ku turma e tifozëve irlandezë detyronte forcat e policisë të thërrisnin nga mikrofoni atë çfarë tifozeria kërkonte. Fillimisht policia ju kërkoi të zhbllokonin rrugën,po kjo dukej e pamundur pa plotësuar kërkesat e tifozëve.