
Tifozët e Vardar në Maqedoninë e Veriut, për të disatën javë tubohen duke dëshmuar urrejtjen ndaj shqiptarëve. "Shqiptar i mirë është shqiptar I vdekur", ishin disa nga fjalët e tyre, teksa iu ka ndodhur diçka e papritur.
Me flamuj shqiptarë dhe të shumtë në numër, bashkëkombasit tanë që jetojnë dhe banojnë në vendin fqinj janë grumbulluar për pak sekonda, duke bërë që tifozët nacionalistë të Vardar t'ia mbathin nga sytë këmbët.
Për fat të mirë është shamngur përballja e tyre e dhunshme, teksa duket se në Maqedoninë e Veriut ende kanë mbetur vite pas, duke mos respektuar personat me kombësi të ndryshme. Video që po bën xhirron e rrjetit është filmuar nga disa dasmorë, që kanë lënë festën për t'u përballur me ofendimet.