
20:45 - FT Teuta 2 - 1 Kukësi (Kapllani 73', Hoxha 83' / Rroca 49')
NDESHJA/ Është mbyllur 2-1 për vendasit ndeshja mes Teutës dhe Kukësit. Të besuarit e Martinit kanë përmbysur verilindorët, duke kaluar në finalene Kupës së Shqipërisë, aty ku I pret Tirana. Kukësi nuk ia ka dalë që të mbajë rezultatin, pasi ishte Rroca që kaloi në avantazh të tijtë.
Ka qenë Kapllnai që ka barazuar shifrat disa sekonda pasi ka hyrë në fushë, ndërsa në të 83 minutë mbrojtësi Hoxha I ka dhënë finalen durrsakëve. Ndeshja në "Niko Dovana" ka qenë e luftuar, me vendasit që marrin hak për humbjen 3-0 të disa ditëve më parë në kampionat. Në 2 gusht në "Air Albania" do të zhvillohet finalja mes Tiranës dhe Teutës për trofeun e Kupës së Shqipërisë.
Kupa e Shqipërisë, ndeshja e kthimit - Ndeshja e parë (0-0)
Stadiumi: Niko Dovana, Durrës
Arbitra:Kreshnik Bajramaj, Dojando Myftari, Nertil Bregasi, Ardian Beqiri
Formacionet:
Teuta: Frashëri, Todorovksi, Hoxha, Arapi, Beqja, Aleksi, Avdyli, Kallaku, E. Vila, L. Vila, Hebaj Trajner: Edi Martini
Kukësi: Xhika, Maliqi, Lulaj, Krasniqi, Kotobelli, Musolli, Limaj, Rroca, Et'hemi, Abazaj, Cooper Trajner: Orges Shehi
Komenti minutë pas minute:
90+5' Mbyllet 2-1 ndeshja mes Teutës dhe Kukësit
90' 5 minuta shtesë
83' GOOL! Hoxha kalon në avantazh Teutën
80' Eduart Rroca del nga loja, Shehi hedh në fushë Olsi Teqja-n
78' Cooper i bën vend Gavazaj
73' GOOL! Kapllani barazon shifrat
70' Kapllani hyn në vend të Aleksit te Teuta
69' Kukësi pretendon për penallti pas një prekje të dyshimtë në zonën vendase
63' Cooper ndërhyn ashpër ndaj Hoxhës, arbitri e ndëshkon me karton të verdhë
49' GOOL! Rroca shënon për Kukësin, verilindorët kalojnë në avantazh. Gol nga jashtë zone për mesfushorin
46' Shënon Teuta, goli anullohet për pozicion jashtë loje
46' Orges Shehi largon Kotobellin, në vend të tij Musta. Nis pjesa e dytë në "Niko Dovana"
45+1' Mbyllet 0-0 pjesa e parë
45' 1 minutë shtesë
43' Ndërhyrje e ashpër në mesfushë, lojtarët rrethojnë duke protestuar ndaj arbitrit Bajramaj
38' Emiljano Vila godet drejt zonës, koordinata të gabuara për durrsakun
28' Veprim i bukur nga Kallaku dhe aksion model nga vendasit , Kukësi shpëton për pak
21' Kallaku godet nga jashtë zone, Xhika në pozicion
16' Kukësi shpërdoron një rast të mirë me Cooper dhe Roca
14' Hebaj merr një goditje në vend delikat. Lojtari del për pak minuta jashtë loje
6' Kukësi ngacmon nga krahët, skuadrat studiojnë njëra-tjetrën
4' Teuta më kërkuese këto minuta të para. Hebaj pretendon pengim në zonë. gjithçka e rregullt për Bajramaj
1' Nis ndeshja në "Niko Dovana" me topin e parë shkelmuar nga vendasit