VIDEO/ Të ‘lodhur’ nga ‘senatorët’, Ultras Vllaznit e ‘djegin’ në Klasiken e moshave
Shkruar nga NEWSPORT
Vllaznia po kalon një moment shumë negativ teksa këtë gjysëm sezoni është jashtë pritshmërive. Merkato e verës e parashikoi në një farë mënyrë këtë situatë me lojtarë të cilët ishin të panjohur e në fund rezultuan të mos surprizojnë, 2 prej tyre kanë ikur që tani e të tjerë pritet t’i ndjekin në janar.
Një situatë jo e këndshme që pasqyrohet edhe te tifozëria e cila e ka ‘braktisur’ në javët e fundit për shkak të rezultateve shumë të dobëta. Mirëpo, situata te moshat është komplet ndryshe. Vllaznia rivalizon për titullin kampion në në javët e fundit për shkak të rezultateve shumë të dobëta.
Mirëpo, situata te moshat është komplet ndryshe. Vllaznia rivalizon për titullin kampion në çdo grupmoshë. Në javën e fundit Vllaznia U19 luajti përballë Tiranës në Klasiken e Shqipërisë me shkodranët e vegjël që fituan minimalisht 1-0 me golin e Kevin Dodaj.
Protagonist në këtë ndeshje ishin edhe tifozët ultras të kuqebluve të cilët ishin të shumtë në numër. Mbështetësit kuqebu duket se kanë zgjedhur të vihen pas djelmoshave të cilët po krenojnë akademinë shkodrane vit pas viti.