Florjan Loshaj është shfaqur protagonist në Turqi, në ndeshjen që ekipi i tij Istanbulspor luajtu në transfertë përballë Ankarugucu. Ndeshja e vlefshme për javën e 28-të të Superligës turke përfundoi në barazim 1-1.
Teksa golin për Istanbulspor e shënoi pikërisht mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, Florjan Loshaj. Në minutën e 8’ shtesë të pjesës së parë, 27-vjeçari përfitoi nga gabimi i mbrojtjes kundërshtare dhe shënoi një EUROGOL, të cilin e festoi me shqiponjë.
Ky është goli i tretë për Loshajn me fanellën e Istanbulspor këtë sezon. Mesfushori i Kosovës ka luajtur 25 ndeshje mes Kupës dhe Superligës turke këtë sezon.
Goli i Florjan Loshajt. (VIDEO)
Poll