
Suedia 3-0 Kosova
19.00 / Kualifikueset e botërorit 2022.
Friends Arena
Suedia ia ka dalë të mposhtë 3-0 Kosovën në shtëpi, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit. Goli i parë erdhi nga Forsberg. Lojtari mori përsipër ekzekutimin e një penalltie në minutën e 29-të dhe dërgon topin në rrjetë.
I dyti do vinte nga Isak. Isak do vuloste triumfin pas 60 minutash lojë, me gol interesant. Do kishte kohë edhe për të 3-tin, falë Quaison në të 79-tën. Kosova mbetet në vendin e parafundit me 4 pikë, ndërsa suedezët janë në vendin e dytë me 12 pikë.
Formacionet:
Suedia: Olsen, Krafth, Danielson, Nilsson, Augustinsson; Claersson, Olsson, Ekdal; Forsberg, Kulusevski, Isak;
Kosova: Muric; Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Hadergjonaj; Bytyqi, Loshaj, Dresevic, Rashani; Rashica, Muriqi;
Minutë pas minute:
90- Mbyllet takimi.
https://twitter.com/i/status/144689355288629658380- Quasion realizon golin e 3-të. Kosova në tapet.
https://twitter.com/i/status/144688928318543462462- Suedia dyfishon shifrat. Isak realizon një super gol.
https://twitter.com/i/status/144688784976106291261- VAR anullon golin e Muriqit.
60- Kosova rrit presionin.
50- Faull i Kulusevskit, pas një dueli me Alitin.
49- Isak provon të befasojë, por Muric është në vendin e duhur.
46- Nis e dyta.
45- Mbyllet fraksioni.
https://twitter.com/i/status/144687550477101875227- Prekje me dorë e Hadërgjonaj dhe penallti për Suedinë, pas një rishikimi me VAR. Suedia realizon me Forsberg.
https://twitter.com/i/status/144687379320131174717- Rashani gjuan nga larg. Kosova "kërcënon" kështu dhe i afrohet golit.
12- Forsberg provon nga distanca, por pa rezultat.
9- Kërkojnë goditje dënimi vendasit. Gjithsesi, kryesori vijon lojën.
7- Qëndron e mbyllur prapa Kosova. Të gjithë dardanët në prapavijë.
3- Faull i Rashicës. Topi i takon Suedisë.
1- Nis ndeshja.