Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

VIDEO/ Stërvitje individuale dhe foto nga spitali, në Shkodër janë ende në pritje të mesfushorit brazilian

Shkruar nga NEWSPORT

Hygor Guimares nuk është rikthyer ende në Shkodër. Mesfushori brazilian ndodhet ende në Brazil për shkak të problemeve shëndetësore të nënë së tij dhe për këtë arsye ka marrë 3 javë nga klubi. Afati I lejës ka përfunduar, ndërsa Hygor nuk është kthyer ende pasi ka kërkuar edhe më shumë kohë për të qendruar pranë familjes së tij duke parë që shëndeti I nënës së tij nuk është përmirësuar ende.

Një gjë e tillë konfirmohet nga vetë lojtari në rrjetet sociale pasi ka postuar një foto nga spitali ku ndodhet e shtruar nëna e tij. Ndëkohë që Hygor po stërvitet në mënyrë individuale që të jetë gati kur të rikthehet sërish në Shkodër. Vllaznia e pret me padurim lojtarin dhe të gjithë besojnë se do të rikthehet sërish pasi mesfushori është kthyer në një nga lojtarët kryesor të skuadrës.

Foto e mesfushorit Hygor nga spitali me familjen e tij.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga