
Lushnja - Pogradeci 0-1
Lushnja: Haremi, Basha, Brahimaj, Dervishi, Magani, Ruço, Mone, Baze, Alushi, Canka, Gjyla Trajner: Ilir Gjyla
Pogradeci: Dramolli, Hidri, Maxhari, Pere, Berberi, Jahaj, Lickollari, Shkulaku, Topllari, Alillari Trajner: Ardian Abazaj
Ndeshja: Një sfidë me dy fytyra për miqtë. Në pjesën e parë Pogradeci dhuron spektakël dhe është më këmbëngulës duke arritur të shënojë golin e vetëm të takimit. Në të dytën, është Lushnja që synon të barazojë shifrat, por fati është në anën e liqenorëve. Pas kësaj ndeshje, Pogradeci shkurton diferencën me vendin e parë, Lushnjën që mbetet në kuotën e 15 pikëve, ndërsa pogradecarët ngjiten në vendin e dytë me 13 pikë.
Komenti minutë pas minute:
90'- Gjyqtari i katërt jep 3 minuta shtesë, por rezultati mbetet i pandryshuar.
72'- Canka mundohet të befasojë sërish Dramollin, por portieri mik ndodhet në pozicion.
54'- Canka shënon gol, por sulmuesi lushnjar dukshëm është në pozicion jashtë loje.
45'- Shënohet goli i parë në Lushnjë. Alillari i shmanget bukur mbrojtjes vendase dhe arrin të çojë topin në rrjetë.
40'- Magani provon, por Dramolli tregon cilësitë e tij.
22'- Pogradeci është më kërkues, por portieri Haremi bën mrekullinë duke shmangur gol të sigurtë.
12'- Vjen goli i parë. Pogradeci tund rrjetën vendase, por anulohet nga arbitri anësor.
1'- Topi i parë shkelmohet nga miqtë.