Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Skënderbeu në "rënie të lirë", TEUTA bind në "Niko Dovana" dhe merr vendin e 3-të

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Skënderbeu në "rënie të lirë", TEUTA

Teuta-Skënderbeu 1-0

Teuta ka marrë një fitore minimale 1-0 ndaj Skënderbeut në sfidën e sotme të luajtur në "Niko Dovana. Durrsakët kanë bindur në këtë takim duke dominuar për 90 minuta, ndërsa ishte I zakonshmi Sherif Kallaku që nderon Teutën. Goli u shënua në minutën e 55-të nga mesfushori që I dha nëj 3 pikësh shumë të rëndësishëm pasi Teuta mori sërish vendin e 3-të. Me këtë fitore durrsakët shkojnë në kuotën e 53 pikëve, një pikë më shumë se Laçi I vendit të 4-të.

Kategoria Superiore/ Stadiumi "Niko Dovana"

TEUTA: Teuta: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kuro, Avdyli, Aleksi, L. Vila, Kallaku, E. Vila, Hebaj. Trajner: Edi Martini

SKËNDERBEU: Koliçi, Dita, Randy, Imami, Jashanica, Gripshi, Mara, Mensah, Taipi, Elezi, Krasniqi. Trajner: Ilir Daja. 

Gjyqtar: Laver Alla.

Komenti minutë pas minute

90' Mbyllet sfida në "Niko Dovana", Teuta fiton minimalisht 1-0.

78' Teuta kontrollon rezultatin, ndërsa Skënderbeu kërkon golin e barazimit.

55' GOL! Zhbllokohet sfida në "Niko Dovana", Kallaku brenda zonës nuk gabon. Goli i dedikohet Emiliano Vilës.

54' Aksion model i Teutës, Imami shpëton nga goli Skënderbeun.

46' Nis pjesa e dytë.

45' Mbyllet pjesa e parë pa gola në "Niko Dovana".

43' Goditje e parë e Skënderbeut në portë. Gjuan Taipi, por pret Taipi.

29' E pabesuesheme çfarë humbet Lorenco Vila, super pritje nga Koliçi.

18' Sërish pranë golit Teuta, Hebaj gjuan fortë drejt portësme topin që devijon nga mbojtja korçare, por pret Koliçi. Goditja nga këndi për Teutën gjuan sërish Hebaj, por topi plaset në traversë sërish.

9' Teuta pranë golit, Sherif Kallaku gjuan nga faulli, por topi ndalet në traversë. Trajneri Edi Martini vendos duart në kokë pasi nuk u beson syve.

2' Rasti i parë i ndeshjes, kapiteni Arapi ka një mundësi të artë, por nuk gjuan siç duhet.

1' Starton sfida në "Niko Dovana" me një minutë heshtje për babain e Emiliano Vilës, topi i parë shkelmohet nga Skënderbeun.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga