Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Skënderbeu merr fitore karakteri, Vllaznia në tapetin e Korçës

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Skënderbeu merr fitore karakteri, Vllaznia në tapetin e

Skënderbeu 2 - 1 Vllaznia (Gripshi 10', Pusi 90' / Krymi 72')

NDESHJA/ Është mbyllur 2-1 ndeshja mes Skënderbeut dhe Vllaznisë e zhvilluar në Korçë. Dueli ishte I vlefshëm për javën e 33-të të Superligës. Kanë qenë vendasit që kanë kaluar në avantazh me Gripshin në të 10 minutë, duke dominuar pjesën e parë. Miqtë do të reagonin në fraksionin e dytë, duke gjetur lojën e mirë dhe golin e barazimit me Krymin në të 73 minutë.

Do të duhej shkodrani Pusi që të shënonte golin e fitores për Skënderbeun, me Vllazninë që nuk ia del për të disatën herë. Skënderbeu kthehet te fitorja pas disa ndeshjesh, ndërsa Vllaznia megjithëse zhvilloi një lojë të mirë komplikon pozitat e saj në klasifikim.

Kategoria Superiore - Java 33 - 20:45

Stadiumi Skënderbeu, Korçë

Gjyqtar: Kridens Meta

Formacionet:

Skënderbeu: Koliçi, Pollozhani, Jashanica, Pëllumbi, Imami (Mara 43'), Daja, Elezi, Dita, Gripshi, Bregu, Krasniqi Trajner: Ilir Daja

Vllaznia: Sherri, Shtubina, Shehi, Adili, Kruja, Gurishta, Marku, Lika, Zogaj, Sidorenco, Junior Trajner: Hysen Dedja

Komenti minutë pas minute:

90+4' Mbyllet 2-1 ndeshja

90' GOOL! Belajdi Pusi shënon në fund për Skënderbeun, pak minuta pasi hyn në lojë

83' Pollozhani, Bregu dhe Gripshi, i bëjnë vend Berishës, Pusit dhe Dwounfour te vendasit

79' Marku godet nga jashtë zone, pret Kolici në zhvillimet e një goditje dënimi

72' GOOL! Krymi barazon shifrat për Vllazninë

69' Zogaj ndalet nga Kolici, rat i mirë për miqtë

67' Vllaznia qarkullon në prapavijë, Skënderbeu mban presionin lart

65' Lika i bën vend Krymit

56' Vllaznia kryen dy zëvendësime, në lojë Hygor dhe Lekaj, për Sidorenco dhe Krujën

53' Sherri mban në lojë Vllazninë me 3 pritje në pak sekonda, Vllaznia pretendon 11 metërsh

50' Elezi merr karton të verdhë për vendasit

48' Shtubina provon fluturimthi, topi përfundon ngjitur me shtyllën. I dorëzuar Koliçi

46' Asnjë zëvendësim, nis pjesa e dytë në Korçë

45+2' Mbyllet 1-0 pjesa e parë

45' Dy minuta shtesë

44' Shehi provon me kokë nga godija e këndit, Vllaznia provon në fund të pjesës së parë

43' Skënderbeu largon Imamin e dëmtuar, hyn në lojë Mara

39' Bregu merr me vete mbrojtjen mike, sulmuesi i korçarëve godet keq me të majtën

33' Vllaznia sulmon nga krahët, korçarët mbrohen mirë

30' Herald Marku ndëshkohet me karton të verdhë te Vllaznia

29' Vendasit qarkullojnë topin, Vllaznia presion lartë

25' Lojë e fortë në mesfushë, Junior sërish ndalet me faull

19' Agon Elezi ndërhyn ndaj Junior, goditje dënimi për miqtë në mesfushë

18' Bregu tendon një krosim në zonë, largojnë mbrojtësit e Vllaznisë

15' Sërish Vllaznia në sulm, 3 raste në pak minuta për miqtë

13' Junior drithëron vendasit, topi përfundon ngjitur me shtyllën

10' GOOL! Gripshi kalon në avantazh Skënderbeun, pas një assiti nga Krasniqi me thëmbër

8' Arsid Kruja merr inisiativën për miqtë, Vllaznia presion përpara

5' Loja vendoset në mesfushë

2' Adili gabon në ndërhyrje ndaj Dajës, goditje dënimi për Skënderbeun

1' Nis ndeshja në Korçë, me topin e parë shkelmuar nga miqtë

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga