Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Skënderbeu 4 gola Partizanit, Ilir Daja leksion "Demave" përpara... zyrtarizimit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Skënderbeu 4 gola Partizanit, Ilir Daja leksion "Demave"

Skënderbeu 4-1 Partizani (Gripshi 19, Krasniqi 21', Taipi 55', Bregu 61' / Pëllumbi 51' aut)

NDESHJA/ Është mbyllur 4-1 ndeshja mes Skënderbeut dhe Partizanit në Korçë. Vendasit e kanë mbyllur mirë këtë edicion, ndërsa Demat nuk kanë mundur të bëjnë më mirë se gjithë sezoni. Korçarët kanë dominuar takimin, duke shënuar me Gripshin, Krasniqin, Bregun dhe Taipin, që kanë bërë të pavlefshëm autogolin e Pëllumbit. Ilir Daja I jep leksion Partizanit dhe me gjasë do jetë trajneri I ri I Demave për sezonin e ardhshëm.

Kategoria Superiore - Java 36 - 20:45

Stadiumi: Skënderbeu, Korçë

Arbitër: Kridens Meta

Formacionet:

Skënderbeu: Kolici, Imami, Jashanica, Pëllumbi, Dita, Daja, Mara, Taipi, Gripshi, Bregu, Krasniqi Trajner: Ilir Daja

Partizani: Malaj, Idrizaj, Belica, Dajçi, Ferhati, Kodra, Telushi, Broja, Mala, Corderio, Solomon Trajner: Reinaldo Kalari

Komenti minutë pas minute:

90' Mbyllet 4-1

80' Tre zëvendësime te Skënderbeu

61' GOOL! Bregu shënon golin e katërt

55' GOOL! Taipi shënon golin e tretë për Skënderbeun

51' GOOL! Partizani gjen golin e parë në Korçë. Pëllumbi shënon në portën e tij

46' Nis pjesa e dytë

45' Mbyllet pjesa e parë

21' GOOL! Krasniqi shënon golin e dytë për Skënderbeun, pas një gafe nga Partizani

19 GOOL! Gripshi kalon Skënderbeun në avantazh pas një aksioni model

10' Skuadrat studiojnë njëra-tjetrën, raste të pakta pranë zonave respektive

1' Nis në Korçë ndeshja mes vendasve dhe Partizanit

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga