
Serie A është një kampionat që shppeshherë vihet në dyshim cilësia e arbitrimit. Raste dhe episode të dyshimta ka pafund, gjë që tregon se polemikat nuk mbarojnë kurrë. Gjatë ndeshjes së mbrëmshme Roma-Juventus, kemi simulimin e Bonnucit i cili ''mashtron'' arbitrin. Italiani gjatë një dueli me Kalinic, bën 'viktimën' dhe kështu fiton një faull. Jo vetëm kaq, pasi kroati ndëshkohet me karton të verdhë.
Episodi ka bërë xhiron e botës dhe tregon mësëmiri se ku ka arritur niveli i futbollit. Kjo nuk është e vetmja herë që lojtari në fjalë bën gjeste të tilla, pasi e kemi parë edhe në sezonin e kaluar. Natyrisht, simulimi nuk është shpikur nga Bonnuci, por ai po e ve në praktikë atë. Më saktëissht, është hera e parë në ktë vit që mbrojtësi vepron kështu.